97% e ujit në botë është i kripur!
Vetëm 2.7% mund të shrytëzohet për pije.
UJI ËSHTË JETË.
Kursejeni që ta keni!
PAGUAJE FATURËN TËNDE!
1000 litra ujë = 38 cent
Përdorimi i Aplikacionit
Aktualitete
Ndërprerje e furnizimit me ujë – Malishevë
Konsumatorë të nderuar KRU”Hidroregjioni Jugorë sh. a – Prizren ju njoftion se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektike nga Kompania KESKO do të ketë
22 Marsi – Dita Botërore e Ujit
Për nder të Ditës Botërore të Ujit K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.A edhe këtë vit ka paraparë aktivitete të veçanta me qëllim të vetëdijesimit për rëndësinë
Paguaje faturën tënde
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.a – Prizren ju ofron shërbime cilësore dhe të sigurta si dhe 24 orë furnizim të rregullt me ujë
Shkyçjet në fshatin Zhur
K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.a – Prizren ju njofton se nga data 19.03.2024 do të fillojmë me aksionin e shkyçjeve në fshatin Zhur.Duke pasur parasysh që
Thirr pa pagesë në 0800 44000
Konsumatorë të nderuar, nga sot është funksionalizuar Qendra e Thirrjeve në K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A Qendra e Thirrjeve punon pa ndërprerë 24/7. Numri kontaktues PA
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit – UP
Sot, U.D Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh. A, zt. Fadil Berisha, dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti i Prishtinës “Hasan
Ujësjellësi
Këshilla
- 97 % e ujit në të gjithë globin është i kripur.
- Vetëm 2.7 % e sasisë së përgjithshme të ujit mund të shfrytëzohet për pije.
- Uji është rregullatori i temperaturës së tokës.
- Ai, gjithashtu, rregullon temperaturën e trupit tonë.
- Uji është transportuesi i ushqimeve dhe i oksigjenit në qelizat e trupit të njeriut.
- Uji përbën 66% të organizmit, 75 % të trurit njerëzor dhe 75 % te të gjithë bimësisë.
- Një person mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm disa ditë pa ujë.
- Çdo person përdor mesatarisht 160 litra ujë çdo ditë.
- Për të bërë punët e mirëmbajtjes së shtëpisë përdoren mesatarisht 3500 litra ujë në javë.
- Sasia më e madhe e ujit të përdorur është ajo që shkon për tualetin e shtëpisë sonë.
- 2 litra ujë, sa herë do të mbushim një enë pë çaj.
- 25 litra ujë, sa herë që do të lahemi në dush.
- 60 litra ujë, sa herë vendosim në punë makinën larëse të rrobave.
- 5 litra ujë, për të larë pjatat në shtëpi.
- 10 litra ujë, sa herë të shtypim butonin e shkarkimit të tualetit
- Ai harxhon afërsisht 283-387 litra ujë në javë.
- Të mos lejojmë të rrjedh ujë kot nga rubineti.
- Të mos përdorim ujin e pijshëm për të larë veturat.
- Të mos konsumojmë më shumë ujë nga sa janë nevojat tona.
- Të mos përdorim ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytetin tonë.
- Të mos pastrojmë trotuaret me ujë të pijshëm.
- Të mos harrojmë të mbyllim çezmat kur lajmë dhëmbët.
- Të mos ujitim çdo ditë lulet.
- Të paguajmë rregullisht ujin që konsumojmë.
- Të mos lejojmë ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujit.